Salianji denoncon rritjen e çmimit të naftës: Kontrabanda po bën kërdinë, qeveria krijon puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje, duke u shitur më shumë se 200 lekë për litër dhe duke rënduar akoma më shumë xhepat e qytetarë shqiptarë.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, shkruan se kontrabanda e naftës në Shqipëri po bën kërdinë, ndërkohë që fitimi i kompanive të tregtimit të karburanteve ka arritur majat.

Sipas tij, qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset pêr ta, asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë dhe thuajse zero kontrolle.

Postimi i Salianjit:

Kontrabanda e naftës bën kërdinë, madje dhe nga vende nën embargo si Libia, ndërkohë që fitimi i kompanive të tregtimit të karburanteve ka arritur majat me përkëdheljen e oligarkëve dhe ndarjen e përfitimeve me ta!

Çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve, qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset pêr ta, asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë dhe thuajse zero kontrolle! 

Duhet ndryshim!