Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga avokatët e tij.
Jashtë SPAK ai është pritur me ovacione nga disa deputetë të Rithemelimit dhe dhjetëra mbështetës të tij, të cilët kanë brohoritur në kor emrin e tij.
Berisha u ndal për t’i përshëndetur, teksa u shpreh se ndodhet në SPAK për të denoncuar kryeministrin Rama dhe grupin e organizuar kriminal që sipas tij ndodhet në atë ndërtesë.
“Opozita do fitojë . Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, shqiptarët, pluralizmit. Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do fitojmë. Fitore”, u shpreh lideri demokrat.