Sali Berisha jep lajmin e bujshëm: McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një lajm të bujshëm, pasi thotë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare.

Sipas dosjes, McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

“Lajmi është sot, siç e dini, ka pranuar fajësinë me dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo. Edi Rama është fajtor, pasi kanë marrë të dy rryshfet. Sot në orën 8 të darkës me orën tonë, McGonigal dorëzohet, së bashku me të edhe Edi Rama. Ky është zhvillimi dhe kjo ëhstë historia e cila ka një aspekt tërësisht poshtërues për Shqipërinë. Cili është ky aspekt? Shqipëria me gjithë këto që kanë ndodhur, megjithëse 3 qytetarë të saj janë në hetim, Edi Rama, Agron Neza, Gjiknuri, Safet Gjici e të tjerë. A nukë shtë ky mohim total i shtetit”, u shpreh Berisha ndër të tjera.