Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka shfaqur probleme shëndetësore dhe prej një jave ndodhet i shtruar në një spital privat. Burime për mediat bëjnë me dije se Gjici është detyruar që të lërë ambientet e qelisë ku vuan dënimin, pas skandalit seksual me Alma Kaçin dhe të shtrohet në spital.
Raportohet se ish-kryebashkiaku socialist, vuan nga një sëmundje e rëndë.
Kjo është hera e dytë që Gjici shtrohet në spital, që pas arrestimit të tij në qershor të 2023-it. Më 7 shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dënoi me 3 vite burg Gjicin, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet heqje lirie.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.