Safet Gjici lihet në burg, në Gjykatë nuk pranon se ka kryer krim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit vajzës që shfaqet në skandalin seksual.

Ish kryebashkiaku do vuajë masën e dënimit me burg ndërsa Alma Kaçi do qendrojë në arrest shtëpie.

Media Ditari mëson se Safet Gjici ka deklaruar se senacë se nuk e pranon akuzën dhe se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“…unë u ndëshkova për veprim që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore, jam dakort me qëndrimin e avokatit”, ka thënë Safet Gjici.

Mësohet se avokati i tij do apelojë masën e dënimit.