Safet Bajri, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 kërkn lirinë. Bajri i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të GJKKO dhe Gjykatës së Lartë, për lëniën në fuqi të arrestit me burg.
Safet Bajri u arrestua më datë 21 shkurt nga forcat RENEA në Shkodër. Në njoftimin zyrtar SPAK deklaroi se ka mbledhur prova se ai së bashku me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, planifikuan, organizuan dhe kryen vrasjen e Licit, të afërmin e Ibrahim Licit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Fatbardh Lici u ekzekutua për hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Sipas SPAK për këtë krim, Behar Bajri akuzonte si autor Ibrahim Licin.
Kërkesa e plotë e përfaqësuesve të Bajrit:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj kërkuesit Safet Rustemi.