20 shqiptarë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës janë arrestuar në operacionin e koduar “Nga bregu në breg” ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të arrestuarit do të njihen sot me masat që Gjykata do të marrë ndaj tyre, ndërsa janë zbardhur edhe bisedat mes tyre.
Në episodet e zbardhura trafikantët thonë se Turqia ka shumë punë aq sa “s’të lenë me marrë frymë”, ndërsa drogën e quajnë “vezë”.
Operacioni i koduar “Coast to coast”, nga bregu në breg, ishte finalizim i një hetimi 2 vjeçar të një skuadre të përbashkët mes prokurorëve të SPAK e atyre të Prokurorisë së Firences në Itali, të koordinuara nga Eurojust.
Episod i zbardhur nga biseda mes shtetasit Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.
Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?
Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?
Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!
Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?
Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty
Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.
Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.
Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.
Polici 2: Çfarë janë këto pako
Shpëtim Pjeshka: Mt, mt kam futur
Polici 1: Mt??? Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë! Polici 2: O Nadir, prangat, prangat Polici 1: Ulu poshtë, ulu Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë Shpëtim Pjeshka: Ah të q*sha robt
Polici 2: E pe skanerin Berti?
Polici 1: Nuk!
Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!
Polici 1: Sa kile janë?
Shpëtim Pjeshka: 15…
Polici 1: Po mirë
Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë (i përcaktuar në bisedën më sipër si “Polici 2”), njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.
Një bisedë tjetër është biseda që bëjnë shtetasit Sulo Pajo dhe Artur Sulaj. Ata flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankheshin për kapacitetete e “punës” që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin. Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.
Artur Sulaj: Nuk di, hajde ti japim nja 2-3 duar të mira me atë “Ivecon”. E blejmë dhe një makinë ne, e prap vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina.
Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet
Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore “Daf” është i mirë, por edhe “Scania” nuk është e keqe
Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi “Skania” nuk bëhet
Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh
Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim
Artur Sulaj: Vk, s’kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.
Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri posht
Artur Sulaj: Nga ku?
Sulo Pajo: Nga Turqia
Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s’të lënë me marr frymë. S’po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t’ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi qç ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s’e ke plot.
Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.