Apeli i GJKKO ka lënë në burg sekretaren e Shëndetësisë Joana Duron dhe specialisten Luara Shteto. Dy zyrtaret akuzohen për korrupsion në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sekretarja e ‘Shëndetësisë’ Joana Duro dhe specialistja Laura Shteto kërkuan masë më të lehtë sigurie se sa burgu por gjykatësit nuk pranuan.
Më herët, GJKKO, vendosi ta lirojë nga qelia duke caktuar arrest në shtëpi për Vladimir Topin.
Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte.
Ndërkohë për inxhinierin e kompanisë “Dricons” shpk, Silvi Shehu, GJKKO vendosi masën e arrestit në burg pa afat. Ata akuzohen për korrupsion aktiv, ndërsa togat e zeza caktuan masë më të butë për administratorin për shkak të moshës.
Vlera prej 330 mijë lekësh, që përmendej në përgjime, u gjet brenda një zarfi në zyrën e personit të afërt të ministres Ogerta Manastirliu, `zarf për të cilin Joana Duro tha se nuk kishte dijeni çfarë kishte brenda.