Kryeministri Edi Rama foli sot në mbrëmje në Klan Kosova mbi situatën më të fundit në Kosovë, duke pranuar për herë të parë që veriu i Kosovës dominohet nga banda kriminale. Por Rama ka shkuar edhe më tek duke pranuar se shërbimet sekrete shqiptare kanë dalluar prezencën e Rusisë atje me paramilitarë të grupit famëkeq Wagner.
“Rusia është prezente atje. Shërbimet tona në Kosovë dhe Shqipëri e dinë shumë mirë që atje Rusia është prezente. Atje ka pasur, dhe nuk e di ka sot që flasim, njerëz të Wagner për të bërë stërvitje. Për çfarë i stërvisin? Për të gjuajtur me gurë? Pra e keqja më e rëndë që unë shoh është që nga lufta për Oson të shfaqet një luftë komplet destruktive, paramilitare, me pushkë të gjata, që pastaj futesh në një konflikt të brendshëm. Ndaj shtrohet pyetja a është moment për ta marrë këtë rrisk? Dhe kjo e largon marrëveshjen nga tavolina”, tha Rama.