Urdhërarresti nga SPAK për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është kthyer në ngjarjen e ditës. Media Ditari mëson se pak minuta më parë është paraqitur në Policinë e Tiranës bashkëshortja e Dakos. Ajo ka kërkuar që Dakos ti dërgojnë në qeli rroba ndërrimi dhe ilaçe. Nuk bëhet e ditur nga se vuan Dako por një prej detajeve të mësuara është se ish kryebashkiaku do kërkojë liri nga paraburgimi për arsye shëndetësore.