Që prej shpërndajes së video-skandalit të Safet Gjicit , rrjetet sociale janë mbushur me meme për kryetarin e Bashkisë së Kukësit, që dha dorëheqjen dhe u shkarkua brenda së njëjtës ditë.
Shqiptarët, të indinjuar nga rasti i përsëritur, kanë përdorur fotot nga video për të ironizuar abuzimin me pushtetin, duke përdorur humorin dhe sarkazmë.
Gjici kërkoi falje përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur këtë video një kurth, ndërsa tha se me vajzën është prej kohësh në një marrëdhënie (duke i paraprirë kështu shmangies së akuzave për shfrytëzim të postit për favore seksuale).
Mirëpo komentuesit u mblodhën në faqen e tij duke mos ndalur “lumin” e kritikave, çka e ka bërë Safet Gjicin “të zhduket” nga rrjetet sociale. Ai ka mbyllur llogaritë në Facebook dhe Instagram prej mbrëmjes së djeshme.
Ndërkohë SPAK ka nisur procedimin penal ndaj tashmë “ish”-kryetarit të Kuksit dhe ka marrë në pyetje punonjësen e Bashkisë që shfaqet në video.