Rritën rrogat e tyre pak javë më parë/ Shumica e deputetëve “marrin pushimet”, në punë paraqiten vetëm 36 nga 140

Vetëm pak javë më parë deputetët miratuan rritjen e rrogave të tyre dhe askush nuk doli të ngrinte zërin që ky ligj të mos kalonte.

Por duket se rritja e rrogave u ka shërbyer përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvend për të marrë pushimet, pasi në mledhjen e sotme shumica prej tyre mungonin. Siç shihet edhe në këto foto, shumë nga karriget janë bosh.

Mësohet se të pranishëm ishin vetëm 36, nga 140 deputetë që përfaqësojnë shqiptarët.  

Rritja e pagave për ministrat dhe deputetët u bë me propozim të vetë deputetëve nga mazhoranca dhe opozita gjatë diskutimit të projektligjit në komisionet parlamentare. 

Ndërsa rritja e pagave për qytetarët u shty, pavarësisht premtimeve paraelektorale të kryeministrit Rama, i cili premtoi se paga mesatare së shpejti do të ishte 900 euro.