Rrëzohet prova e SPAK për Belerin? Del dëshmitari: Në foto jam unë

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Gjatë kësaj seance avokati mbrojtës Geni Gjyzari deklaroi se dëshmitari që ishte sjellë nga Prokuroria si provë, në fakt ishte një tjetër person.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër. E gjeti BKH-ja në fazën e mbikëqyrjes. Edhe ne e gjetëm personin dhe e sollëm meqë jemi në fazën e dëshmitarëve”, tha ai.

Foto-ja është bërë nga forcat operacionale të Policisë se Shtetit gjate mbajtës nën vëzhgim të Belerit pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Në procesin ndaj Fredi Belerit Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.