SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili akuzohet për rrëbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në janar të 2020-ës.
Altin Hajri po gjykohet në mungesë, pasi ai është ende në arrati. Në seancën e sotme në GJKKO, avokati i tij kërkoi më shumë kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme paraqiti provat në lidhje me Hajrin, ku thuhet se ai ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.
Kujtojmë se rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi si hakmarrje ndaj vëllait të tij për prishjen e pazareve të drogës në Britani.
Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin.