Rrahu bashkëshorten, arrestohet 62 vjeçari në Korçë, një grua në Lushnje qëllon me tullë burrin e saj

Një tjetër rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në orët e fundit në vend. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barç të Korçës ku 62 vjeçari P.V ka rrahur gruan e tij ndërsa është arrestuar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Ndërkohë në Lushnje një grua raportohet se kishte dhunuar burrin e saj. Ajo e kishte qëlluar me tullë teksa u procedua në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj”, tha policia në një njoftim të shkurtër për rastin.