Qytetarë dhe përfaqësues të Lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar këtë të enjte para Kuvendit, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë në detyrë, zv. Kryeministren Belinda Balluku.
Kjo e fundit ishte pezulluar nga GJKKO pasi u mor e pandehur nga SPAK për tunelin e LLogarasë dhe është nën hetim për Unazën e Madhe.
Qytetarët protestuan duke kërkuar dorëheqjen e Ballukut, ndërsa në duar mbanin pankarta të ndryshme.
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori në një reagim pas vendimit të Kushtetueses tha se rikthimi i Ballukut në detyrë është “një shuplakë” për qytetarët”.
Kujtojmë se një tjetër protestë do të zhvillohet ditën e nesërmë në Tiranë. Është partia Mundësia që ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës para Kryesisë së Kuvendit, gjatë kohës që Këshilli i Mandateve do të diskutojë kërkesën e SPAK për të hequr imunitetin e Ballukut.