Riaktivizohen vatrat e zjarrit në pyllin e Sodës në Vlorë

Pylli i Sodës rrezikon të digjet sërish pas riaktivizimit të vatrave të zjarrit. Dyshohet se flakët po përparojnë në zonën e shinës së trenave dhe shtëpive. 

Ditën e djeshme flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi e shkurre, por u vunë nën kontroll, për tu rindezur mesditën e sotme. 

Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, ndërsa situata është e vështirë për shkak të terrenit.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë zbarkuar në terren.