Vijon procesi i numërimit të votave, një ditë pasi qytetarët shqiptarë votuan për qeverine e tyre të ardhshme. Raportohet se 2225 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë janë numëruar sipas të dhënave zyrtare të KQZ.
Sipas këtyre shifrave, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një panoramë ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh, konkretit 83. Ndërkohë sa u takon partive të reja, Mundësia siguron mandatin e dytë në Tiranë.
Një mandat i ikën PD, e cila shkon në 50 të tilla në rang kombëtar. PSD-ja e Tom Doshit ka siguruar 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat secila.
Sa i takon qarkut të Tiranës, janë numëruar 460 qendra votimi nga 1282 në total. PS kryeson bindshëm me 72352 në krahasim me PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore që e kanë votuar 50883 qytetarë.