Organizata Reporterët Pa Kufij i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit deklaroi se një raport i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale tregonte se opozita dominonte hapësirën mediatike në vendin tonë.
Këtë deklaratë Rama e bëri pasi raporti i Reporterët Pa Kufij e rendiste Shqipërinë në vendin e 83-të për lirinë dhe transparencën e medias, duke pësuar rënie në krahasim me vitin e kaluar, një renditje që nuk i pëlqeu kreut të qeverisë shqiptare.
Në reagimin e tyre, Reporterët Pa Kufij i sugjerojnë Ramës që të mos merret me raportin e tyre, por energjinë ta investojë duke adresuar problemet e lirisë së medias në Shqipëri.
“Kryeministër Edi Rama, në vend që të përpiqeni kot të provoni se indeksi i Reporters Without Borders (#RSFIndex) është i gabuar, ne propozojmë që energjia të investohet në adresimin e problemeve kronike të lirisë së medias në Shqipëri. Së bashku me partnerët e saj lokalë, RSF është e gatshme për një dialog mbi propozimet e saj”, shkruan Reporterët Pa Kufij në rrjetin X.
Në deklaratat e tij, kryeministri Rama ka thënë gjithmonë se media në Shqipëri është e lirë dhe e pavarur, por raportet ndëkrombëtare e rrëzojnë propagandën e tij, duke vënë në pah sese pjesa dërrmuese e mediave janë të kapura nga qeveria.