Rënia e euros dërmon eksportet, defiçiti tregtar kap majat

Rënia e euros në raport me lekun në nivele rekord duket se po jep pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Eksportet kanë shënuar ulje të ndjeshme referuar Institutit të Statistikave.

Kështu, në Maj 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u ulur me -12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importet e mallrave arritën vlerën 79 miliardë lekë, duke u ulur me -1,6 %, në krahasim me njëvit më parë dhe duke u rritur me 5,3 %, në krahasim me Prill 2024.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 45 miliardë lekë, ose rreth 450 milionë euro, duke u rritur me 8,9 %, krahasuar me Maj 2023.

Krahasimet si 5 mujor të vitit 2024 janë edhe më të rënda pasi eksportet janë 16.1 % më të ulëta se një vit më parë çka konfirmon se rënia e euros ka ndikuar fort si faktor.

Ulja e eksporteve ul prodhimin vendas, ul punësimin si dhe sjell më pak para në ekonominë shqiptare.