Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar këtë të hënë në Pukë. Mësohet se forcat e policisë kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.
Brenda në banesë ndodhet dy persona të dhe me rrezikshmëri të lartë, identiteti i të cileve nuk dihet ende. Dyshohet se ata fshihen në banesë prej një muaji.
Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh ndërsa burime për mediat kanë bërë me dije se është në pronësi të Mehill Jakut. Të njëjtat burime raportojnë se një 1 nga personat është nipi i Jakut.
Policia u ka bërë disa herë thirrje që të vetëdorëzohen, por ata kanë kërcënuar policinë se do të qëllojnë me armë zjarri.
Ndërkohë drejt Pukës janë nisur edhe forcat RENEA dhe anti-terrori nga Shkodra. Pritet që në orët në vijim të ketë një informacion zyrtar.