Regjistrohet viktima e dytë nga moti i keq në jug, gjendet i mbytur peshkatari në Ksamil

Moti i keq i ka marrë jetën një peshkatari në qytetin e Sarandës.

Mësohet se 61-vjeçari Mihal Zoi u gjet i pajetë  këtë të enjte në zonën e Ksamilit.

Gjatë kërkimeve, Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të 61-vjeçarit, i cili ishte fundosur. Viktima jetonte vetëm, pasi ishte i divorcuar dhe fëmijët i kishte në Greqi.

61-vjeçari është viktima e dytë si pasojë e stuhisë që goditi dje jugun e vendit, ndërsa më herët një elektricist humbi jetën gjatë ndërhyrjeve në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike.

Kujtojmë se moti i keq që përfshiu vendin gjatë natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, kryesisht në qytetet bregdetare.