Alarm i kuq nga RASFF, produkti i importuar në Shqipëri rezulton i rrezikshëm

Një alarm i kuq për sigurinë ushqimore është ngritur në Europë, ndërsa rasti ka prekur edhe tregun shqiptar. 

Një supë e ngrirë prodhuar ne Itali dhe e konsumuar gjerësisht, është urdhëruar të hiqet nga tregu pasi përben rrezik seroiz për shendetin e konsumatorëve.

Sipas informacioneve nga AKU bëhet fjalë produktin perime te ngrira, MINESTRONE 16 Verdure me peshë 750gram, me numër loti L03DK dhe datë skadence 30 qershor 2028.

Alarmi është dhënë pasi një konsumator ka konstatuar praninë e një trupi të huaj dhe potencialisht të rrezikshëm brenda paketimit. Pas këtij raportimi, Sistemi Europian i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF) ka aktivizuar njoftimin me nivelin maksimal të rrezikut, duke e klasifikuar produktin si një kërcënim serioz për shëndetin.

Sipas të dhënave të bëra publike, në Shqipëri ky produkt është importuar më 14 maj 2026 nga subjekti “PRONATYRA TREG”. E gjithë sasia e importuar është shpërndarë dhe shitur në dy pika tregtimi në Tiranë.