Zbardhen detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do diskutohej përbërja e Komisionit të Reformës Territoriale.
Partia Socialiste i ka vënë ultimatum PD-së, se nëse nuk paraqiten në mbledhjen e ditës së hënë, ndryshimet në formulën e përbërjes së Territoriales do të votohen në seancën e të martës në Kuvend.
“Mbledhja e radhës së komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkoton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seanca do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo s’doni ju”, iu drejtua Taulant Balla deputetëve të opozitës.
Mazhoranca kërkoi ndryshime në Komisionin e Territoriales, pas bojkotit të opozitës. Konkretisht PS këkroi që opozitës t’i hiqet e drejta e vetos, te kënë shumicën në këtë komision, dhe Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar por nënkryetar.
Nëse PD merr pjesë të hënën, Komisioni do të vijojë punën si më parë.