Raporti i OKB-së për 2023: Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit) e ka renditur vendin tonë si një ndër vendet kryesore tranzit të trafikimit të drogërave.

Raporti publikoi dy harta në të cilat përfshihet Shqipëria. Në hartën e parë: “Vendet kryesore të identifikuara si burim dhe tranzit i ngarkesave të heroinës, bazuar në konfiskimet për periudhën 2018-2021”, Shqipëria është e ngjyrosur me rozë së bashku me shtete të tjera të Ballkanit, si rrugë tranzite e trafikimit të heroinës.

Në një tjetër hartë “Rrugët e raportuara të trafikut të kokainës dhe kanabisit midis shtetit shumëkombëtar të Bolivisë dhe vendeve dhe territoreve të tjera, 2010–2022”, Shqipëria ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës. Vendi është dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit nga Kolumbia, por gjithsesi për këtë të fundit rekordin në Europë e mbajnë Italia, Belgjika e Spanja.

Përfshirja e grupeve kriminale shqipfolëse në trafikun e kokainës në Evropë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit, tendencë që u bë e dukshme pas vitit 2015, raporton Monitor.

Raporti publikoi dy harta në të cilat përfshihet Shqipëria. Në hartën e parë: “Vendet kryesore të identifikuara si burim dhe tranzit i ngarkesave të heroinës, bazuar në konfiskimet për periudhën 2018-2021”, Shqipëria është e ngjyrosur me rozë së bashku me shtete të tjera të Ballkanit, si rrugë tranzite e trafikimit të heroinës.

Në një tjetër hartë “Rrugët e raportuara të trafikut të kokainës dhe kanabisit midis shtetit shumëkombëtar të Bolivisë dhe vendeve dhe territoreve të tjera, 2010–2022”, Shqipëria ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës. Vendi është dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit nga Kolumbia, por gjithsesi për këtë të fundit rekordin në Europë e mbajnë Italia, Belgjika e Spanja.

Sipas raportit, kokaina (përfshirë drogat e llojit kokainë) e prodhuar dhe tranzituar nëpër katër vendet e pellgut të Amazonës po arrin tregjet globale. Në total, mbi 900 rrugë droge që niseshin nga vendet e pellgut të Amazonës të Kolumbisë, Brazilit, Perusë dhe Bolivisë u raportuan gjatë 2010-2021.

Raporti përmend se nga viti 2012 është rritur konkurrenca e grupeve nga Ballkani, duke filluar me grupet shqipfolëse, në prokurimin direkt të kokainës nga Amerika Latine, çka ka rritur konkurrencën mes trafikantëve që furnizojnë tregjet e Europës Qendrore e Lindore, destinacioni i dytë më i madh për drogat. Kjo konkurrencë ka përmirësuar eficiencën në zinxhirët e furnizimit, ka përmirësuar cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit, thekson raporti.

Raporti thekson se bota aktualisht po përjeton një rritje të qëndrueshme të ofertës dhe kërkesës për kokainë, e cila tani po ndihet në të gjithë globin. Kjo ka të ngjarë të nxisë zhvillimin e tregjeve të reja përtej kufijve tradicionalë.

Tregu aktual global i kokainës është rezultat i një kombinimi të faktorëve të kërkesës dhe ofertës. Nga ana e ofertës, kultivimi i biimëve të kokainës mbuloi 315,500 ha në vitin 2021, që përfaqëson një rritje të dukshme nga viti 2020, dhe prodhimi total i kokainës arriti në 2,304 tonë, që ishte rritja e shtatë vjetore radhazi. Të dyja janë nivele rekord.

Nga ana e kërkesës, popullsia e përdoruesve të kokainës, e vlerësuar në 22 milionë në vitin 2021, është rritur gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, e nxitur nga rritja e popullsisë globale./ Monitor