Një raport i fundit i auditimit nga KLSH ka zbuluar një tjetër skandal me shpenzimet dhe dëmet ekonomike nga Korporata Elektrike Shqiptare.
Auditimi i kryer ka dokumentuar një varg parregullsish dhe shkeljesh të ligjit që kanë shkaktuar humbje financiare të konsiderueshme për shoqërinë, duke nisur që nga shitja e energjisë elektrike me çmim shumë më të ulët se sa ajo që blihet, e deri tek dietat për punonjësit, apo gjobat nga shkarkimet e padrejta të dissave prej tyre.
Me një informacion të detajuar, raporti i auditimit tregon se: Mungesa e punimeve të nevojshme në digën e Komanit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Ka patur shpenzime pa efektivitet, pasi Koorporata ka shkëmbyer energji elektrike duke e blerë atë në një periudhë kur çmimi i energjisë në bursa ishte në pikun më të lartë dhe e ka shitur në një periudhë kur ishte i ulët. KESH ka bërë pagesa për shërbime riparimi të automjeteve të shoqërisë, shpenzime të cilat nuk i kanë patur dokumentet justifikuese. Gjithashtu trajtimi ushqimor për punonjësit për dy vite që nga fillimi i 2021 e deri në fund të 2022, është trajtuar me 500 lekë dita, për dietën ushqimore, kur në fakt duhet të ishte 300 lekë dita.
KESH ka shpërblyer pa arsye disa punonjës, ndërkohë që kompania nuk ka patur analizë objektivash dhe nuk dihet se mbi çfarë kriteri jepeshin këto shpërblime, pa efektivitet për shoqërinë. Gjithashtu ka patur një fond për pensionet e posaçme të punonjësve si dhe në dhjetor të vitit 2021, punonjësit e kësaj kompanie janë shpërblyer sërish për fundvit, në kundërshtim me ligjin dhe pa efektivitet për shoqërinë në fjalë.
Nuk justifikohen as shpenzimet për rinovimet e sistemeve të mbrojtjes, ku pajisjet e nevojshme janë blerë me çmime shumë herë më të larta se tregu. Pra në total janë mbi 609 milionë lekë apo 5.8 milionë euro shpenzime të cilësuara pa ekonomicitet, efektivitet apo eficiencë.
Të gjitha këto shkelje të rënda ndikojnë sigurisht në xhepin e konsumatorëve shqiptarë.
Kujtojmë se qytetarët shqiptarë në fund të 2022 u përballën me lajmin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ku të gjithë ato familje që e kalonin fashën e 800 kë në muaj, do ta paguanin atë dyfish.
Në atë periudhë kryeministri Rama u përpoq të bindte qytetarët se rritja e çmimit të energjisë diktohet nga tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se kriza energjitike është në të gjithë Botën dhe se është e pashmangshme për vendin tone, një vend me kaq shumë resurse, burime të pasura dhe potencial të lartë prodhimi.
Përfundimi i raportit:
I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
- Përshkrim i shkurtër i Projektit të Auditimit.
Nga audituesit u përgatit dokumentacioni i auditimit i mjaftueshëm për të mundësuar dhe
kuptuar natyrën, kohën dhe shtrirjen e procedurave të auditimit të kryera në përputhje me
standardet përkatëse dhe kërkesat e zbatueshme ligjore dhe rregullatore, rezultatet e këtyre
procedurave dhe evidencat e marra të auditimit, si dhe çështje të rëndësishme, që dolën gjatë
auditimit, përfundimet e arritura në drejtim të tyre dhe gjykimet e rëndësishme profesionale të
bëra në arritjen e këtyre konkluzioneve. Ky dokumentacion është i përshtatshëm dhe i
rëndësishëm për të konfirmuar dhe mbështetur opinionet dhe raportin e audituesve dhe
shërbeu si një burim informacioni për përgatitjen e tyre.
Në përfundim të auditimit, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara, u përgatit Raporti i
Auditimit.
Në mënyrë të përmbledhur është konstatuar si më poshtë:
1.Dëm ekonomik në shumën 21,980,573 lekë, si më poshtë:
-Sipas kontratës “Punime për mbrojtjen e shpatullës së djathtë mes veprës së marrjes dhe
kreshtës së digës në HEC Koman, platforma mbrojtëse nuk është realizuar sipas
specifikimeve të kërkuara dhe nga dokumentacioni i paraqitur nuk mund të vlerësohet vlera e
detajeve të pa realizuara, e kështu vlera e saj prej 20,000,000 lekë pa TVSH konsiderohet
dëm ekonomik.
-Sipas procedurës “Mbrojtja e kullave të ekuilibrit nga çarja e shkëmbinjve mbi to dhe
sistemimi i rrëshqitjes së koluvioneve mbi rrugën e digës HEC Koman”, pajisjet janë
përllogaritur me TVSH, duke krijuar një gabim në llogaritje me vlerë 1,071,302 lekë.
- Në tre kontrata janë konstatuar mangësi në lidhje me raportimin e punimeve, shoqëruar me
dëm ekonomik me vlerë 909,271 lekë.
- Shpenzime pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, me vlerë 609,795,428 lekë, si më
poshtë:
- KESH SHA ka shkëmbyer energji elektrike me Kompaninë “N” SHPK, sipas marrëveshjes
së nënshkruar me nr. 2350/1 ptot., datë 04.05.2021.Deri me datë 31.12.2022, gjendja e
shkëmbimit të energjisë elektrike paraqitet në dhënie sasia 149442 MẆh, ndërsa në marrje
sasia 132002 MẆh, me një diferencë në shumën 17440 MẆh. Për vitin 2022, nga Shoqëria
“N”, është marrë sasia 2546 MẆh, nga e cila sasia 2398 MẆh është marrë me datë
01.04.2022. Brenda kësaj dite, sasia më e madhe e energjisë në shumën 2278 MẆh, është
marrë në periudhë jo piku, ku çmimi i energjisë në bursë është shumë i ulët.
Bazuar në të dhënat në dispozicion, KESH SHA për vitin 2022, ka blerë energji elektrike në
sasinë 1,460,437 MẆh, me çmim mesatar nga 209.6 Euro/MẆh deri në 482.2 Euro/MẆh.
Diferenca në sasinë 17440 MẆh, duhet të merrej gjatë kësaj periudhe ku çmimi në bursë
rezulton i lartë. Referuar bursës HUPX për vitin 2022, për të njëjtin profil, çmimi mesatar i
tregtimit të energjisë elektrike ishte 271.6 Euro/MẆh.
Referuar çmimit mesatar të blerjes së energjisë elektrike dhe çmimit të bursës për vitin 2022
(për profile të ngjashme), si pasojë e mos marrjes së energjisë elektrike të rezervuar pranë
Kompanisë “N” SHPK për këtë vit, KESH SHA rezulton me humbje me vlerë 2,774,536
Euro [(271.6 MẆh – 115.2 MẆh) x 17740 MẆh], vlerë e cila konsiderohet efekt financiar. - Gjatë auditimit të pagesave të kryera me bankë, për periudhën objekt kontrolli të auditimit,
KESH ka bërë pagesa për shërbime riparimi të automjeteve të shoqërisë ndaj Operatorit
Ekonomik, “A” sh.p.k. Në procesin e dokumentimit të shpenzimeve për riparime automjetesh
u konstatuan parregullsi që kanë lidhje me dokumentet justifikues të marrjes në dorëzim si
proces verbalet e firmosura nga komisioni, certifikatat për origjinalitetin dhe cilësinë e
pjesëve që ishin ndërruar si dhe proces verbalet për hyrjet në magazinën rekupero të pjesëve
të vjetra të ndërruara. - Në kreun V, Të tjera, të udhëzimit, pika 122, në Gjurmët Standarde të Auditit, germa c,
- Gjurma për marrjen në dorëzim të aktiveve, përcakton se titullari i shoqërisë urdhëron
- ngritjen e komisionit të marrjes në dorëzim të aktiveve, i cili kryen verifikimin fizik të sasisë,
- çmimit, si dhe verifikon përputhshmërinë me specifikimet e dakordësuara më parë.
- Deri më datë 31.12.2022, shoqëria “A” sh.p.k., i ka faturuar KESH sh.a., vlerën 156,544,680
- lekë për riparime dhe shërbime të automjeteve. Vlera 156,544,680 lekë përbën shpenzime pa
- ekonomicitet për KESH sh.a.
- Nga auditimi i dokumentacionit të listë pagesave për periudhën 01.01.2021 – 31.12.2022
rezultoi se dieta për trajtim ushqimor është paguar në masën 500 lekë vakt/ditë pune,
ndërkohë që duhet të paguhej 300 lekë/ditë. Nga llogaritja e listëpagesave të periudhës
01.01.2021 – 31.12.2022 rezulton se ky përfitim është në masën 170,018,888 lekë, nga
102,011,333 lekë që duhej të ishte pra është paguar më tepër shuma prej 68,007,555 lekë e
cila konsiderohet shpenzim pa efektivitet për buxhetin e shoqërisë. - Me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të KESH SHA nr. 6 prot, datë 26.02.2021 “Për
dhënien e shpërblimit për disa punonjës të KESH SHA, pas periudhës të gatishmërisë dhjetor
2020 – shkurt 2021”, është miratuar dhënia e shpërblimit në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë)
lekë, për disa punonjës të KESH SHA. Duke qenë se shoqëria nuk ka një analizë të realizimit
të objektivave, vlera 3,300,000 lekë, e akorduar për këtë shpërblim, konsiderohet shpenzim
pa efektivitet për buxhetin e shoqërisë.
-Me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të KESH SHA nr. 6295 prot, datë 29.12.2021 “Për
dhënien e një shpërblimi të veçantë mbi pagë në fund të vitit për punonjësit e KESH SHA”,
janë dhënë shpërblime me vlerën 61,402 mijë lekë.
Duke qenë se shoqëria nuk ka një analizë të realizimit të objektivave, vlera 61,402,000 lekë
konsiderohet shpenzim pa efektivitet për buxhetin e shoqërisë.
-Me vendimin nr. 13, datë 01.07.2021, të Këshillit Mbikëqyrës, është vendosur për miratimin
e krijimit të fondit të pensionit profesional për punonjësit e KESH sh.a.
Për vitin 2021 janë transferuar 5,780,802 lekë dhe për vitin 2022 janë transferuar 15,378,310
lekë për këtë fond.
Aprovimi i këtij fondi që është një formë shpërblimi për punonjësit rezulton në kundërshtim
me Ligjin nr.10405, datë 24.03.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të
shpërblimeve”, neni 6.
Vlera 5,780,802 lekë për periudhën 2021 dhe vlera 15,378,310 lekë përbëjnë shpenzime pa
efektivitet. - Nga auditimi konstatohet se lidhur me proceset gjyqësorë në të cilat shoqëria është palë, nga
dokumentacioni i vënë në dispozicion konstatohet se për periudhën objekt auditimi janë
humbur 81 çështje gjyqësorë në apel, nga ku janë humbur 3 çështje gjyqësorë në Gjykatat e
Shkallës të Lartë dhe në Gjykatat e Apelit, duke e detyruar institucionin të paguajë vlerën
2,375,484 lekë si dëmshpërblim për ndërprerje të paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe
shpenzime përmbarimore. Për periudhën objekt auditimi, janë në proces gjykimi 7 çështje
gjyqësorë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, në vlerën 1,810,437 lekë si dëmshpërblim
për ndërprerje të paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe shpenzime përmbarimore. Në
total, vlera 4,185,921 lekë, shpenzim pa efektivitet për buxhetin e shoqërisë. - Sipas kontratës “Ndërhyrje për mirëmbajtjen e sistemeve të CO2 në HEC Fierzë dhe HEC
Koman”, është përdorur fondi rezervë, ndërkohë që kemi të bëjmë me kontratë me çelësa në
dorë. Vlera e fondit rezervë në shumën 2,750,000 lekë konsiderohet si shpenzim pa
efektivitet, pasi procesi i komandimit mund të realizohej edhe me 4 panele siç ishte
parashikuar. Nuk ka një analizë sipas të cilës të identifikohej nevoja e shpenzimit për
vendosjen e paneleve, apo trajnimi i punonjësve që angazhohen në procesin e komandimit në
raste të rënies së zjarrit. - Për përllogaritjen e fondit limit sipas kontratës “Rinovim i sistemit të mbrojtjes për dy
agregatë me vendosje konfigurim të releve të reja që zëvendësojnë ato ekzistuese REG, RET
në HEC Fierzë”,është aplikuar studimi i tregut duke i’u dërguar kërkesë për ofertë 3 OE që
operojnë në këtë fushë. Fondi limit është përcaktuar me vlerën më të ulët të ofruar në shumën - 75,000,000 lekë. Në ofertat e paraqitura nga studimi i tregut, konstatohet se OE kanë
- paraqitur vlerë shumë të lartë për zërin “Trajnim i plotë 3 ditor për konfigurimin e releve të
- reja, back-up e fileve dhe testet, sipas specifikimeve”, konkretisht 8,200,000 lekë, 7,840,000
- lekë dhe 7,840,000 lekë. Nga ana e komisionit nuk është marrë në konsideratë kontrata e
- ngjashme e realizuar në vitin 2020 “Rinovim i sistemit të mbrojtjes për dy agregate me
- vendosje/konfigurim të releve të reja që zëvendësojnë ato ekzistueset REG/RET, në Vaun e
- Dejës”.
- Duke marrë në konsideratë vlerën e ofertës së paraqitur në shumën 73,500,000 lekë, diferenca
- me vlerë 1,120,000 lekë, konsiderohet pa ekonomicitet për buxhetin e shoqërisë.