Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me raportin për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian ku Shqipëria listohet në fund të jetës.
Sipas këtij raporti, Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 përqind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht
Në një postim në rrjete sociale, Blushi shprehet se ky raport, nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë “vizioni” i tij për qytetin.
Më tej në reagimin e tij, Blushi shkruan se Tirana drejtohet nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e betonit ndërsa qytetarët vetëm vidhen.
Reagimi i Tedi Blushit:
NË TIRANË KULLAT KAPIN QIELLIN, POR JETESA ËSHTË PËRTOKË!
Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit Tiranën në fund të listës.
Mbi 66% e banorëve e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për shumë çështje që lidhen me kostot e strehimit, mundësitë e punësimit, transportin, shërbimet publike dhe korrupsionin.
Konkluzion real dhe i prekshëm, i pandikuar nga “shkrimet me pagesë” dhe “lobimet për çmime”, që nxjerr zbuluar jo vetëm falsitetin e propagandës së Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj por dhe dëmet e mëdha që ka sjellë “vizioni” i tij për qytetin, sidomos babëzia për të vjedhur dhe abuzuar me taksat e qytetarëve.
Ndaj me të drejtë, Tirana, për fat të keq, krahasohet sot me “një xhungël betoni” dhe me një “lavatriçe” të pastrimit të parave të trafiqeve dhe korrupsionit.
Sepse drejtohet nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e betonit, që lartësojnë malin e parave dhe kullat shumëkatëshe mbi kurrizin e qytetarëve, që vetëm vidhen, përbuzen, përjashtohen dhe vuajnë mungesën e shërbimeve elementare.