Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar nga dronët e Forcës Ajrore ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë.

Gjatë një positmi në rrjete sociale, Rama thotë se zjarrvënia duhet barazuar me vrasjen në Kodin Penal, në një kohë kur vendi jonë, por edhe ato të Mesdheut po përballen me sfida të mëdha me zjarret.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë thotë se Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.

Postimi i Ramës:

Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë

Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët

Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

*Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme