Rama zbulon ndarjen e Komisioneve Parlamentare, 7 do t’i drejtojë PS, katër opozita

Kreyministri Edi Rama ka lajmëruar sot ndryshime sa i takon komisioneve parlamentare, ku 7 prej tyre do të drejtohen nga mazhoranca dhe katër nga opozita. Këto ndryshime sipas Ramës, janë në funksion siç u shpreh të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama njoftoi se si do të bëhet ndarja e këtyre komisioneve, ku të majtët do të drejtojnë:

Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme

Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Ndërkohë këto janë komisionet të cilat do të drejtohen nga opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën