Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë.
Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se marrëveshjen e ka nënshkruar me presdientin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, shkruan Rama.
Rama dhe Zelensky u takuan në Forumin Ekonomik Botëror, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka ndarë shumë detaje nga kjo marrëveshje e nënshkruar.
Ai ka publikuar dy rreshta shkrim dhe një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.