Kryeministri Edi rama në kuadër të vizitës zyratre në SHBA, është takuar me ministrat e Jashtëm të Anglisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se me diplomatin e Emirateve Arabe foli për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tone.
“Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tone”, shkruan Rama.