Kryeministri Edi Rama është takuar në Davos me kreun e marrëdhënieve me qeveritë dhe politikën publike të TikTok për Europën, Christine Grahn. Rama shkruan se me Grahn u diskutua mbi shqetësimet që çuan qeverinë në marrjen e vendimit për mbylljen e TikTok.
Kryeministri Edi ka thënë se në këtë diskutim ë këtë diskutim janë vendosur edhe disa piketa të rëndësishme bashkëpunimi për të siguruar rihapjen e TikTok.
“Davos, Forumi Ekonomik Botëror –Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, thotë Rama.