Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ditën e sotme ka takuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Kjo e fundit ka thënë se Europa ka hartuar një plan të ri ku synohet rrija dhe fuqizimi i Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e KE ka treguar përmes një postimi në Twitter se kishte diskutuar me Ramën progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit dhe për planin që BE ka për rritjen dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”- shkruan presidentja e Komisionit Europian.
Plani i paraqitur nga Von der Leyen do të bazohet në “katër shtylla”, ”afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun unik të BE-së”, “integrimi ekonomik rajonal”, ”përshpejtimi i reformave kyçe” dhe ”rritja e fondeve të paraanëtarësimit”.