Kryeministri Edi Rama ka promovuar librin e tij më të ri me titull “Në sofrën e hënës”. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se libri është është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që ai ka pasur priviliegjin ti organizoj në cilësinë e kryeministrit.
Rama tha po ashtu se ka qenë shtysa e disa miqve të tij myslimanë për të shkruar këtë libër.
“Sofra e Iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që agjërojnë, që të përmblidhja këto fjalë në këtë libër”- tha mes te tjerash ai.
“Libri është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, në funksionin që kam, duke çelur një traditë, sa i përket funksionit tim, që shkon përtej atyre që agjërojnë. Sofra e Iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që agjërojnë, që të përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Unë doja që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste.
Sofra e Iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në bulevard. Ka qenë shtysa e miqve myslimanë, që më ka nxitur që të hyj më thellë në kulturën e islamit. Ka një thesar kulturash që vijnë tek ne nga feja, që duhet të kenë adhurimin tonë. Nga detyra kam njohur profesorë të nderuar të fesë islame. Parathënien e ka shkruar ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe”- u shpreh Rama gjatë promovimit të librit.