Kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi një tjetër reformë të thellë në shërbimet publike. Ai theksoi se do t’u heqë bashkive kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm.
Sipas kryeministrit, se do të krijohet një Operator Kombëtar i Ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin në mënyrë qendrore dhe më efikase.
“Tani kemi lënë disa detyra për Tiranën që shtohen përditë dhe kanë të bëjnë me shërbimet. Kemi ngritur punët për të bërë një reformë të re organizative dhe për një reformë në shërbime. Dua të vë theksin te shërbimi me ujin, ku duhet të kalojmë te një fazë tjetër, ku do të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit siç është bërë OSHEE, ku të adresojmë investimet, donatorët, me gjithë ato që janë për momentin ‘lesh e li’, theksoi ai.
Ai pranoi se modeli i përdorur deri tani ka dështuar.
“Mbas 30 vitesh është e kotë të presim rezultate nga kjo mënyrë. Nuk mund të rrimë të presim. Qoftë për ujin dhe për trajtimin e mbetjeve duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me ndërmarrje kombëtare më të larta”, theksoi Rama.