Partia Socialiste mblodhi sot Grupin Parlamentar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat.
Kreu i socialistëve në fjalën e tij u kërkoi deputetëve dhe ministrave që të rrisin angazhimet në terren, veçanërisht të komunikojnë me qytetarët dhe t’u flasin atyre për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu, për kreun e qeverisë, e rëndësishme është edhe shpërndarja e mesazheve në rrjetet sociale.
Ndërkohë, një tjetër çështje për të cilën foli kryeministri, ishte edhe energjizimi i Partisë Socialiste, ku kërkoi një rol më aktiv të strukturave, për shkak se vitin tjetër janë edhe zgjedhjet vendore.