Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë në mbrojtje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi SPAK e ka vendosur nën hetim.
Sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme të cilat provojnë se Erion Veliaj ka konsumuar disa vepra penale.
Rama në konferencë me gazetarët theksoi se Veliajt po i bëheq gjyq publik jo nga SPAK, por nga mediat dhe publiku.
Ai pohoi se nuk komenton çështjet që i takojnë drejtësisë dhe të cilat nuk kanë marrë vendim të formës së prerë.
“Përkohësisht, di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare, nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorët e gjykatës të ulur në klube mediatke apo të fshehur pas ekraneve të portaleve, këtë e di me siguri. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Nëse do ndryshojë, duhet të ketë arsye të fortë. Mund të ketë nëse do ketë vendim të formës së prerë. Kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz”, theksoi Rama.