Rama merr fjalën të flasë për buxhetin, opozita i kthen shpinën

Pas 4 muajsh, kryeministri Edi Rama është kthyer të marrë pjesë në një seancë plenare, teksa sot do diskutohet buxheti i vitit 2026.

Ai ka marrë fjalën për të folur për këtë temë, por sapo ai doli në foltore, deputetët e opozitës i kthyen shpinën.

Por kreu i qeverisë e ka marrë me sportivitet, madje duke bërë edhe batuta për veprimin e deputetëve të opozitës.

“Edhe të ankoheni për ligjin edhe të më ktheni kurrizin sikur nuk shkon. Faleminderit që më lehtësoni punën se me mirë kurrizi juaj se sa fytyra”, tha ai.

Më pas ai i ka kthyer përgjigje edhe pyetjes së deputetit Erald Kapri se çfarë mendojnë partnerët europianë për luftën anti-korrupsion, kur zëvendësat e tij janë nën akuzë nga SPAK.

Rama tha se BE mendon se në Shqipëri korrupsioni po luftohet si kurrë më parë, por kjo përgjigje e tij solli të qeshura në radhët e opozitës.