Rama: Kush humbi shtëpinë nga zjarret do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se kush ka humbur shtëpinë nga zjarret e ditëve të fundit, qeveria do ua ndërtojë falas.

Po ashtu, kreu i qeverisë thotë se do të rifinancohen edhe ata që humbën krerët e tyre për shkak të zjarreve, që në disa zona dolën jashtë kontrollit.

Më tej shkruan se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve

Postimi i Rames:

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve👷👷‍♀️

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare 📄

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile🤝🇦🇱

KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË🫶