Rama krahason veriun e Kosovës me Donbasin: Kërcënim real për rajonin

Kryeministri Rama e ka krahasuar veriun e Kosovës me Donbasin ndërsa  ka thënë se këtë shqetësim e ka ngritur edhe përpara përfaqësuesve në BE.

Rama ka thënë se ajo po ndodh në Kosovë mund të kthehet në një Donbas të vogël në mes të Europës

I pyetur nga gazetarët nëse ai ishte konsultuar me përfaqësuesit e lartë të NATO-s që takoi dje, në diskutimin për Ukrainën , Rama tha:

“ Unë thjesht deklarova që prespektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës, për shkak të një përshkallëzimi, është një kërcënim real dhe ne të gjithë duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë.

Për ta parandaluar duke nxitur nga njëra anë dialogun, duke e sjell atë në një nivel më të lartë në Bashkimin Evropian, me mbështetjen e SHBA, dhe nga ana tjetër duke e bërë të qartë nëpërmjet NATO-s se KFOR do të jetë aty për të garantuar integritetin e plotë dhe stabilitetin, në rast të ndonjë ndërprerje që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm.

Ky është shqetësimi im, e ndava, e ndjeva dhe në Bruksel dhe këtu që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti të hedhë poshtë çfarë kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE në rajon”.