Pas drejtorëve, tashmë e kanë radhën nënkryetarët e bashkive për tu shkarkuar. Në mbledhjen që kryeministri Edi Rama po zhvillon me kryetarët e bashkive në vend, përfshirë edhe ato të djathta u ka kërkuar që të shkarkojnë nënkryetarët e tyre.
Rama ka deklaruar se nënkryetarët duhet që të ndryshojnë komplet, pasi sipas tij janë të lodhur dhe të rraskapitur. Më herët ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative.
“Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni.
I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë.
Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah,” tha Rama gjatë fjalës së tij.