Kandidatët socialistë për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit nuk do ta kenë përballjen vetëm me kandidatët e opozitës, por edhe me njëri tjetrin.
Kryeministri Rama ishte dje në Asamblenë e Partisë Socialiste në Fier, ku e bëri të qartë se veç drejtuesve politikë, të tjerët do të duhet të luftojnë për çdo votë për të marrë mandatin e deputetit.
Kjo deklaratë e Ramës bie mbi deputetët që kanë mbi 2 mandate, të cilët duket se do të jenë të gjithë në listën e hapur, së bashku me kryeministrin, ndërsa në listën e mbyllur do të jenë drejtuesit politikë në qarqe dhe kandidatët e rinj.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur Rama, që ka kërkuar edhe mbështetjen maksimale për Belinda Ballukun, e cila drejton për herë të parë qarkun e Fierit.