Rama i thërret gazetarët në konferencë, por iu vendos kushte se për çfarë ta pyesin

Në një konferencë për mediat, ku foli mbi masat e marra për forcimin e kontrollit mbi territorin dhe mbrojtjen e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama u vuri kushte gazetarëve se për çfarë ata duhet ta pyesin.

Rama tha se kjo konferencë i dedikohet vetëm problemeve rreth hapësirës publike dhe iu tha atyre se nuk do të pranoj asnjë pyetje rreth çështjeve të tjera.

Edhe pse gazetarët e dëgjuan për më shumë se një orë rreth masave të reja, kreu i qeverisë tha se nuk do të pranoj asnjë lloj pyetje tjerër, duke ju shmnagur disa çështjeve të rëndësishme, siç janë zgjedhjet në Tiranë apo edhe “shakaja” që ai bëri një ditë më parë me presidentin amerikane, Donald Trump, pasi ky i fundit tha se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

“Menduam që ta bëjmë në këtë formë që të na ndjekin njerëzit dhe që të kemi mundësi t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja, të cilat duhet të jenë vetëm për këtë temë dhe për asgjë tjetër.

Kjo nuk është konferenca e Vitit të Ri, nuk është as konferenca e zgjedhjeve të reja, është konferenca e komunikimit me publikun për një hall shumë të madh të përbashkët të qeverisë dhe publikut, që është hapësira publike, që është prona dhe pacënueshmëria e trupit plot hire të Shqipërisë nga lloj lloj aventurierësh dhe nga lloj lloj karagjozësh që duhet të tërhiqen në pozicionet e tyre dhe të bëhen njerëz normal. Për këtë, pyetjet dhe nuk do të mund të marrim pyetje nga të gjithë. Pyetje vetëm për këtë. Asnjë pyetje tjetër nuk merr përgjigje. As mos e tentoni fare. Kur nuk e tenton Elia, ju të tjerë te kuptoni që nuk keni shans” tha Rama i prerë.