Gjatë fjalë së tij në Asamblenë e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve për përplasjet në mbledhjen e fundit të grupit socialist.
Rama bëri fajtor mediat për raportimin e këtij zhvillimi në mbledhje duke thënë se raportojnë për publikun ‘çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit’.
Teksa nuk mohoi përplasjet mes Elisa Spiropalit dhe ministres Erjona Ismaili, ku kishte ndërhyrë edhe Rama duke iu drejtuar deputetes “mos më detyro të të nxjerr jashtë, kreu i qeverisë tha se ky nuk është shqetësimi i shqiptarëve.
“Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne dhe as na ka pyetur njeri për ta hapur, dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri.”- tha Rama.
“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër.
Pastaj flasim për reformën administrative territoriale, ku prezantohet analiza e të dhënave demografike dhe financiare, si dhe skenarët përkatës. Më pas trajtojmë edhe temat e komunikimit dhe të fushatës brenda partisë.
Fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6 dhe mediat kombëtare raportojnë për publikun ‘çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit’. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera.
Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne dhe as na ka pyetur njeri për ta hapur, dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”- tha Rama.