Kryeministri Edi Rama ka emëruar Andi Memetin si zv.ministër të Financave. I riu që është emëruar si zv.ministër një ditë më parë është një aplikant i platformës “Deputeti që duam”, e hapur nga Partia Socialiste për të rinjtë që duan të afrohen në politikë.
Edhe pse nuk e futi në listën e deputetëve për zgjedhjet e 11 Majit, Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta shpërblyer atë. Me propozim të Ramës, ai është emëruar zv.ministër i Financave.
Në një video në rrjetin social Instagram, Andi thotë se ka studiuar në Britani për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Më pas ai nisi karrierën profesionale në Londër, ku prej 11 vitesh punon në fushën financiare dhe bankare.
Vendimi i qeverisë
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.