Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj janë takuar sot për të biseduar rreth ngjarjeve të rëndësishme që pritet të ndodhin në vijim.
Në foton e publikuar nga Rama, kryeministri thotë se të dy kanë biseduar për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron.
“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama krah fotos.