Ra nga lartësia e pallatit ku banonte, humb jetën i moshuari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë,  ku bjë i moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën rrugën “Ferit Xhajko”.

Sipas njoftimit të bluve, viktima është shtetasi shtetasi B. T.,  86 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- njoftoi policia.