Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bareggio të Milanos ku një 53-vjeçar shqiptar ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash duke gjetur vdekjen.
Ngjarja ndodhi në një magazinë të një kompanie zdrukthtarie, e cila po rikonstruktohej.
Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, ka qenë duke fjetur në kantierin ku po zhvilloheshin punimet ku ka rënë nga çatia dhe ka humbur jetën.
Sipas “Corriere della Sera“, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti në fasadën e kantierit.
Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale dhe sipas mediave të vendit fqinj, 53-vjeçari flinte aty pas divorcit nga bashkëshortja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.