Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas të Belshit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari Klajdi Zekthi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.