Një shpërthim tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz.
Sipas policisë ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së shtetasit Mariglen Lala, 36 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.